Numërohen 84.78 % e votave, VV del e dyta

VV ka kaluar LDK-në

Nga 84.78 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 35.09 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në vendin e dytë me 25.85 për qind, duke dërguar në vendin e tretë koalicionin LDK-AKR-Alternativa që tash ka 25.57 për qind. Deri më tash janë 45.732 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 6.01 për qind, Fjala 1.03 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.

Back to top button