VV: Prishtina nuk përparon me Përparimin
Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka kritikuar qeverisjen e të parit të kryeqytetit në këto 100 ditë. Ata thonë se për 100 ditë, Rama nuk ka kompletuar kabinetin e as nuk ka emëruar aksionarët e ndërmarrjeve publike dhe se Prishtina nuk përparon me Përparimin.
Para komunës, ata paraqiten edhe një pankartë me mbishkrim “100 ditë qeverisje”, duke renditur “punët e kryera” të Ramës.
Këshilltarja komunale e Listës “Guxo”, Triera Kasumi-Berisha thotë se asnjë kandidat i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës nuk ka bërë premtime me shumë së Rama. Meqë përmend edhe problemet që nuk janë zgjidhur ende në komunën e Prishtinës.
Shefi i grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla thotë se çdo ditë qytetarët kanë tensione, ankesa dhe protesta në rrugët e lagjeve të qytetit. Ai përmend edhe koalicionin e PDK-së dhe LDK-së i cili thotë së është në interesa të tyre dhe jo për të mirën e qytetarëve.
Sveçla tregon se në këto 100 ditë Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur vetëm një seancë pune.
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës më 7 dhjetor 2021. Detyra iu dorëzua nga ish-kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti./21Media