Kaloni te përmbajtja kryesore

VV vazhdon të kërkojë hetim të pavarur për rastin Dehari

Çaushi ka thënë se ministrja e Drejtesisë, Dhurata Hoxha do të duhej të jepte dorëheqje për këtë rast

Anëtari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thënë se vdekja e aktivistit Astrit Deharit paraqet njollë të zezë në sistemin e drejtësisë në vend, shkruan rtv21.tv

“Ky rast po mundohet të mbahet në heshtje nga ky pushtet. Aktivistët e Vetëvendosjes po mbahen padrejtësisht të arrestuar. Ka 6 muaj nga vdekja e Astrit Deharit dhe ende nuk kemi një raport perfundimtar për këtë rast. Pas rastit Dehari, ministrja e Drejtesisë Dhurata Hoxha do të duhej të jepte dorëheqje”, ka thënë Çaushi në një konferencë për media./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button