Watford përfiton nga marrëveshja Sancho-Manchester United

 
Manchester United ka kryer transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi, dhe nga kjo marrëveshje kanë përfituar Manchester City dhe Watford.
City raportohet se ka arkëtuar 8 milionë euro nga marrëveshja Sancho-United, ndërsa skuadra e Watfordit afro 3 milionë, raporton “Watford Observer”.
21-vjeçari do të transferohet tek United pas Euro 2020, duke kompletuar një transferim afro 90 milionë eurosh nga Borussia Dortmundi, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.
Watfordi sikurse City, është pjesë e marrëveshjes që nga koha kur Sancho u largua drejt Manchester Cityt në moshën 14-vjeçare.

Back to top button