WBO do t’i heqë të gjithë boksierët rusë nga renditja

Organizata Botërore e Boksit [WBO] po mendon të heqë të gjithë boksierët rusë nga renditja e tyre pasi vendi vazhdon të goditet nga sanksionet, pas pushtimit të Ukrainës.
Tashmë është konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2022 do të luhet në Paris pasi UEFA vendosi ta zhvendosë ndeshjen nga Shën Petersburg.
Klubet ruse dhe ukrainase si dhe ekipet kombëtare, janë urdhëruar gjithashtu që të luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi larg rajonit “deri në njoftimin e mëtejshëm”.
Polonia ka konfirmuar gjithashtu se do të bojkotojë ndeshjen e ardhshme të play-off të Kupës së Botës kundër Rusisë, një vendim i miratuar nga kapiteni Robert Lewandowski.
Ndërkohë, Çmimi i Madh i Rusisë F1, që do të zhvillohet në Soçi në shtator, është hequr nga kalendari ndërsa Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka shtyrë ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2023 ndërmjet Holandës dhe Rusisë dhe Britanisë së Madhe dhe Bjellorusisë./21Media

Back to top button