West nuk do të performojë në Coachella nëse Eilish nuk kërkon falje

Reperi Kanye West ka thënë se nuk do të performojë në Coachella për sa kohë që artistja Billie Eilish nuk i kërkon falje reperit, Travic Scott.
“Dua që njerëzit të jenë në rregull me këtë, përpara se të vazhdojë”, tha ajo gjersa mundohej të ndihmonte një fanse në koncertin e saj në Atlanta.
Sipas West, kjo i referohej Scott, pas incidentit në Astroworld, ku u shënuan viktima e të tjerë të lënduar.
Billie ka thënë se asnjëherë nuk nënkuptoi diçka të tillë, duke shtuar se ishte thjesht duke e ndihmuar një fans.
“Të lutem kërkoj falje Travis dhe familjeve të viktimave. Travis do të jetë bashkë me mua në Coachella, por dua që Billie të kërkoj falje para se unë të përformoj”, shtoi Ye.
Billie pa humbur kohë ia ktheu “Isha thjesht duke ndihmuar një fanse, nuk thash asgjë për Travis”.
Tragjedia në Astroworld la të vdekur 10 persona, përfshirë një djalë 9 vjeç.
Travis vazhdoi të performonte gjersa ekipet mjekësore erdhen në koncert, por ai u deklarua më pas se nuk ia kishte idenë çfarë po ndodhte gjersa po performonte./21Media

Back to top button