Kate Moss shet shtëpinë në Londër për t’u zhvendosur në fshat

Modelja Kate Moss ka shitur shtëpinë e saj në Londër.
Sipas një burimi për The Sun, Kate ka shitur shtëpinë me shumë qejf.
“Është koha e përfundimit të një epoke. Ajo dhe i dashuri i saj,  Nikolai von Bismarck kaluan kohë gjatë karantinimit në fshat dhe duket se u pëlqeu më shumë. Ka të bëjë me atë çfarë e bën ata të lumtur”, tha burimi.
Kjo do të thotë se ajo ka bërë një fitim prej 4.25 milionë funtesh nga ajo që ka paguar për shtëpinë 11 vjet më parë.
Vajza 19 vjeçe e Kate Moss, Lila Grace ka jetuar në atë shtëpi pjesën më të madhe të jetës, që nga viti 2011 kur modelja e bleu shtëpinë.
Kate ishte e martuar me Jamie Hince, kitaristin e The Kills, që nga viti 2011 deri në vitin 2015./21Media

Back to top button