Whatsapp vjen me një tjetër risi

Whatsapp tashmë lejon përdoruesi të dërgojnë foto të cilat mund t’i shohin të tjerët vetëm njëherë dhe ajo të zhduket.
Ky është një tjetër hap i Whatsapp, i cili u finalizua pasi ishte paralajmëruar kohë më parë.
Kjo erdhi përshkak që kompania tha që dëshiron t’u ofrojë më shumë privatësi përdoruesve të këtij rrjeti social.
Whatspp bëri këtë ndryshim në mënyrë që përdoruesit e rregullt të mund të dërgojnë fotografi më personale dhe të mos ekspozohen apo diçka e tillë, ose kur janë në dyçan dhe po bëjnë blerje, të pyesin partnerin se sio duken pa frikë apo të mund të dërgojnë mesazhe personale mes vete.
“Jo gjithçka që shpërndajmë duhet patjetër të bëhet përgjithmonë pjesë e mediave digjitale”, thuhet ndër të tjera.
Whatsapp ka paralajmëruar edhe shumë ndryshme të tjera që pritet të bëhen publike gjatë këtij viti./21Media

Back to top button