Whoopi Goldberg suspendohet nga ABC News pas komenteve për Holokaustin
Whoopi Goldberd është pezulluar nga programi televiziv në Amerikë pas deklaratave të saj lidhur me Holokaustin, ku tha se nuk kishte të bënte me racizmin dhe se në këtë tragjedi historike, ishin të përfshira dy grupe të njerëzve të racës së bardhë.
ABC News tha se Goldberg nuk do të jetë në gjendje të prezantojë për dy javë, pasi komentet e saj ishin të gabuara.
Goldberg ka kërkuar falje, por shkaktoi ‘ofendim’ të mëtejmë gjatë kohës sa përpiqej të shpjegonte fjalët e saj në një emision.
“Hyn në fuqi menjëherë, po e pezulloj Whoopi Goldberg për dy javë për shkak të komenteve të saj të gabuara. Ndërsa ajo ka kërkuar falje, unë i kam kërkuar asaj të reflektojë dhe të mësojë për ndikimin e komenteve të saj. E gjithë organizata e ABC News solidarizohet me komunitetin hebrenj. Këto vendime nuk janë kurrë të lehta, por të nevojshme.”, ka thënë drejtoresha e ABC News, Kim Godwin.
Ndërkaq, Goldberg ka kërkuar tre herë falje publike.
“Dje në emision kam folur gabim. Holokausti me të vërtetë ka të bëjë me racën, sepse Hitleri dhe nazistët i konsideronin hebrenjtë si një racë inferiore. Tani, fjalët kanë rëndësi dhe të miat nuk bëjnë përjashtim. Më vjen keq për komentet e mia. Unë qëndroj me popullin hebre”, tha Goldberg.
Nuk është hera e parë që Goldberg shkakton polemika.
Në vitin 2009, ajo tha se regjisori Roman Polanski i cili u deklarua fajtor për marrëdhënie seksulae me një të mitur, në fakt nuk ishte fajtor.
E njëjta gjithashtu mbrojti Bill Cosbyn, gjersa i njëjti përballej me akuza për sulm seksual./21Media