Wigemark: Sulmet kriminale ndaj policisë në veri duhet të ndalen menjëherë

Shefi i EULEX-it Lars Gunnar-Wigemark ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë akte kriminale që duhet të ndalen menjëherë.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë.
“Të shtënat e sotme në liqenin e Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX do të shtojë patrullimet e saj në zonë”, ka shkruar ndër tjera Wigemark në Twitter.
Sot, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ishte duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit u sulmua me armë zjarri. Njësia policore njoftoi se në drejtim të tyre pati të shtëna me armë zjarri. /21Media

Back to top button