Will Ferrell e Ryan Reynolds me role në filmin e ri “Spirited”

Aktorët Will Ferrell e Ryan Reynolds sjellin atmosferën e kremtave të fundvitit me role në filmin e ri mjuzikël “Spirited”.
Traileri i këtij filmi paraqet aktorët duke vallëzuar me tingujt e një kënge festive. Ata më pas paraqiten në një rrugë që ka pamjen nga shkrimet e Dickens.
Prej aje, Ferrell e shpie Reynolds nëpër vende të ndryshme e kohë të  ndryshme. Këtë e bën para se të prezantohet se është fantazma e Dhuratës së Krishtlindjes.
Në këtë film me rol paraqitet edhe aktorja Octavia Spencer.
Filmi “Spirited” është riimagjinim i tregimit të vjetër të Charles Dickens “A Christmas Carol”.
Ai dallon nga adaptimet tjera për ekran të këtij tregimi.
Në versionet e fundit që u realizuan bazuar në këtë tregim është seriali i shkurtër “A Christmas Carol”, që u lansua në vitin 2019.
Filmi i ri “Spirited” do të debutohet në kinema më datën 11 nëntor 2022, e më pas më 18 të këtij muaji në mbarë globin përmes shërbimit Apple TV+./21Media

Back to top button