William Levy tregon anën e tij sentimentale

William Levy ka treguar anën e tij më sentimentale në rrjetet e tij sociale. Në Instagram Stories, aktori kuban ka publikuar disa foto të fëmijëve të tij Christopher dhe Kailey, me mesazhin: “Arsyeja e zgjimit çdo mëngjes, fëmijët e mi”.
Aktori ndodhet në Madrid duke incizuar serialin e ri Montecristo , nga Pantaya dhe Secuoya Studios. Seriali bazohet në romanin Konti i Monte Kristo nga Alexandre Dumas, përshtatur në kohët moderne, përcjell portali rtv21.tv

A i mungojnë Levit fëmijët e tij? Christopher dhe Kailey jetojnë në Miami, me nënën e tyre, aktoren Elizabeth Gutierrez , dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e tyre. Ndoshta e ka marrë malli duke qenë me kilometra larg pasardhësve të tij gjatë regjistrimit të këtij projekti të ri në Evropë. E vërteta është se babai i përkushtuar nuk resht së shfaquri dashurinë e tij. Ai e ka mbështetur gjithmonë djalin e tij Christopher në pasionin e tij për bejsbollin dhe videot e tij në TikTok me vajzën e tij shkrinin zemrat.
Në një tjetër postim në Instagram, William Levy ka shpërndarë një foto të fëmijëve të tij, me mesazhin: “Jeta ime”. Levy dhe Gutiérrez kanë ditur gjithmonë se si të mbajnë një marrëdhënie të mirë për fëmijët e tyre edhe pas një ndarje dashurie./21Media

Back to top button