William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Ambasadori William Walker u shpreh se ndihet krenar që sot në Pejë i është ndarë titulli “Doctor Honoris Causa”.
“Sot sinqerisht e ndiej vetën shumë të mirë të marrë një gradë nderi. Jam shumë krenar që të marrë këtë çmim sot. Kjo po ndodhë sot në Pejë, njëri prej vendeve të pëlqyera në Kosovë. Albin Kurti, ministrat, Behgjet Pacolli do të dëshironin që të lindin në Pejë. Prej vizitës së parë në Kosovë prej viti 199, asnjëherë nuk e kam lënë pa e vizituar Pejën”, tha ai.
Diplomati amerikan, 87-vjeçar, i cili që dy vjet që nuk ka qenë në Kosovë, u shpreh se ka pasur zhvillime të reja.
“Duke pasur parasysh që nuk kam qenë këtu që dy vjet, ndiej që jam shkëputur pak nga Kosova. Ngjarje dhe sfida të mëdha, një qeveri e re, personalitete të reja të cilët do të udhëheqin këtë vend. Udhëheqësia e re dhe fakti qe ende duhet të testohet, që përpiqet ta bëjë një vend më të mirë. Kanë ndodhur trazira dhe ndër më të rëndësishmet në Ukrainë, qytetarët evropianë janë duke u përballur me shumë Reçaka. Shpresoj që bota do të bëjë atë që është përpjekur ta bëjë, që të heqë qafe këta kriminelë”, shtoi ai.
Nagavci: William Walker e meriton çmimin “Doctor Honoris Causa”
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot u shpreh se grada “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker është titull i lartë nderi.
“Ai meriton këtë titull të lartë nderi, e ka rrezikuar edhe vetën e tij me frikën se si do të përballej e vërteta e thënë. Ai sot e 24 vite më para i bëri të qartë botës se Serbia po kryente krime. Ai vazhdon të mbrojë të vërtetën, por për të ndihmuar që drejtësia të vihet në vend”, tha ministrja Nagavci.
Ndërsa, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në emër të qytetarëve të Pejës dhe të gjithë Kosovës i dëshiroi ambasadorit Walker shëndet.
“Sa herë të flitet për Kosovën do të jetë edhe ambasadori Walker. Universiteti “Haxhi Zeka” është mirë që ka nderuar ambasadorin”, u shpreh ai.
Kurti: Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot deklaroi se ambasadori William Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës.
Ai tha se misioni verifikues i OSBE-së ndihmoi në ndryshimin e përceptimit ndërkombëtar për UÇK-në.
Sipas tij, diplomati amerikan me deklaratat e tij ka bërë jehonë për masakrën e Reçakut, duke e vlerësuar si krim kundër njerëzimit.
“Në janar të vitit 1999, policia e Serbisë e rrethekoi fshatin Reçak. Ata vranë e masakruan trupat e 45 banorëve… Asgjë nuk e ka ndryahuar rrjedhën e ngjarjevë se sa jehona e masakrës në Reçak siç ishte raportuar nga asmbasadori William Walker. Para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës”, kështu tha ai në ceremoninë e Universitetit “Haxhi Zeka” për ndarjen e gradës së doktorit të nderit “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker.
Kurti tha se Walker është vërtet një mik i Kosovës.
“Në këtë pikë, ambasadori Walker është miku im që nga koha e lufëtës e deri më sot në Pejë. Më 1998 ai erdhi në Kosovë, ky mision ishte lehtësisht i identifikueshëm me veturat ngjyrë portokolli”, u shpreh ai.
Rektori Armand Krasniqi tha se deklaratet e ish shefit të misionit të OSBE-së pas masakrës në Reçak ka bërë kthesë në historinë e Kosovës.
“Sa herë që kujtojmë dhe flasim për ju, me mendje e zemër përherë i përulemi kontributit tuaj në historinë e Kosovës. Fjalët e tuaja të thëna pas masakrës së Reçakut, për juve ishte përmbushje e misionit që ju besua nga misioner ndërkombëtare dhe për shqiptarët shënon një kthesë”, u shpreh ai.

Back to top button