LDK kërkon shkarkimin e Berishajt dhe hetim ndaj krerëve të shtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj të shkarkohet menjëherë. Ky subjekt politik ka bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së Berishajt.
LDK po ashtu kërkon që të zhvillohen hetime edhe Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz.
“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shëartz”, ka thënë Besian Mustafa nga LDK në një konferencë për media./21Media

Back to top button