Kaloni te përmbajtja kryesore

Wood: Kosova e Serbia të ndërmarrin hapa drejt dialogut

Misioni i SHBA-së në OKB ka dhënë detaje rreth takimit të Përfaqësuesit Alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osman më 22 prill në Neë York.

Siç bëhet e ditur në njoftim në këtë takim është diskutuar për raportet e ngushta dhe të qëndrueshme mes dy palëve.

Wood në këtë takim ka theksuar aspiratën e SHBA-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndërtojnë një integrim më të madh ekonomik, të forcojnë stabilitetin rajonal, demokracinë, dhe shoqëritë multi-etnike dhe të mbrojnë sundimin e ligjit.

“Ambasadori Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi-etnike dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit. Ambasadori Wood përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa konkretë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button