Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.

“Arrestimi i të dyshuarit;K. K, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë.”, thuhet në njoftimin e polici./21Media

Back to top button