Wuhani do të testojë gjithë popullsinë për koronavirus

Autoritetet në qytetin kinez Wuhan do të fillojnë të testojnë të gjithë popullsinë, pasi një numër i rasteve pozitive me koronavirus u zbuluan atje.
Wuhan ka regjistruar shtatë raste të transmetuara në vend, infeksionet e para lokale pas një viti, transmeton rtv21.tv.
Qyteti me 11 milionë njerëz u vu në qendër të vëmendjes pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë atje në vitin 2019.
Aktualisht Kina po përballet me shpërthimet më të mëdha me këtë virus, meqë autoritetet kanë raportuar për 300 raste në 10 ditë.
Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe kufizime të bllokimit.
Njoftimi në Wuhan erdhi ndërsa Kina raportoi të martën 90 raste të reja me virus./21Media

Back to top button