37 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 658 teste dhe janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19.
Janë regjistruar 23 të shëruar, kurse nuk ka asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Shqipëri nga fillimi i epidemisë, arrin në 156 mijë e 543, numri i të shëruarve në 150 mijë e 422, i të vdekurve në 5 mijë e 494, kurse ka 627 raste aktive./TV21

Back to top button