Xani tha se Kosova sot do të duhej të ishte prezente në “Ballkanin e Hapur”

Analisti politik, Visar Xani, sonte në RTV21 deklaroi se çdo samit është mundësi e mirë për të parë qëndrimet e shteteve, vizionin dhe për të diskutuar dhe për të dhënë qëndrimin prej shtetit se nga janë pjesëmarrësit.
Xani në emisionin debatues “Click” tha se në samitin “Ballkani i Hapur”, Kosova do të duhej të ishte prezente, të paktën si pjesëmarrëse, për arsye, siç tha ai, ka mjaft tema interesante që flitet për Kosovën.

Xani pohoi se Kryeminstri Albin Kurti do të duhej t’i përgjigjej ftesës dhe të ishte në samit.
Ai tha se qasja e kryeminstrit shqiptar, Edi Rama nuk ishte e drejtë karshi Kosovës. Xani shtoi se Rama më shumë u tregua si artist, që me ironitë e tij qëllimisht dëshironte të thumbonte Kosovën, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, sot në Ohër vazhdoi takimi i nismës “Ballkani i hapur”. Krahas nikoqires Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë kësaj here morën pjesë në cilësinë e vëzhguesve edhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kosova nuk iu bashkua nismës Ballkani i hapur. Por, Kosova u përmend në Ohër pothuajse nga të gjithë pjesëmarrësit. Iu bë thirrje Kosovës që t’i bashkohet kësaj nisme./21Media

Back to top button