Kaloni te përmbajtja kryesore

Xavi: Dembele mund të largohet menjëherë

Largimi i Ousmane Dembeles nga Barcelona duket se po bëhet gjithnjë e më i sigurt.
Të martën, agjenti i francezit bëri të ditur se klubi po i bën presion lojtarit për të vendosur nëse dëshiron ta vazhdojë kontratën ose të vendosë të largohet menjëherë dhe se kjo është një situatë që aspak nuk po i pëlqen lojtarit.
Një situatë të tillë sot e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez i cili ka thënë se klubi është duke pritur vendimin e menjëhershëm të lojtarit mbi atë se çfarë do të vendosë për të ardhmen e tij, transmeton KosovaPress.
“Në nuk mund të presim për Dembelen. Ose duhet të rinovojë ose zgjidhje për shitjen e tij duhet të gjindet menjëherë. Mesazhi është i qartë. Dembele duhet të nënshkruajë kontratë të re, ose mund të shitet në janar. Nuk ka rrugë tjetër”, bëri të qartë Xavi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button