Xavi flet për të ardhmen e Depay

Memphis Depay është lidhur shumë me një largim nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Ditëve të fundit emri i tij është lidhur me Interin dhe shkëmbimin e e tij me Joaquim Correan, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete në këtë drejtim.
Për të ardhmen e holandezit së fundit ka folur trajneri i Barcelonës Xavi i cili ka thënë se e kupton që për një lojtar nuk është situatë e lehtë kur nuk luan, por që do të flas me të për të ardhmen e tij.
“Do të flas me Depay dhe do të shoh nëse dëshiron të largohet apo jo dhe të kuptoj se çfarë ai dëshiron të bëjë. Unë ende bazohem në shërbimet e tij. Natyrisht nuk është siuatë e lehtë kur nuk luan”, tha Xavi.
Përveç Interit, edhe Atletico Madridi është në garë për kartonin e sulmuesit holandez.

Back to top button