Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta
Mbrëmë erërat e fuqishme në Prizren kanë shkaktuar dëme të shumta. Kështu ka thënë Komuna e Prizrenit.
Për të parë dëmin, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan sot disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, “që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike”.
Me këtë rast, Totaj tha se “Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore”./21Media