Xavi për vendimin e Messit: Ai e ka tiganin në dorë

Lionel Messi pritet së shpejti që të marr një vendim për të ardhmen e tij, mes opsioneve si rikthimin në Barcelonë dhe transferimin në Arabinë Saudite te Al Hilal.

Al Hilal i ka ofruar Messit më shumë se 400 milionë euro në vit, dhe marrëveshje komerciale, ndërsa Barcelona ende nuk ka paraqitur ndonjë ofertë për yllin argjentinas.

Barcelona e do me ngulm rikthimin e Messit, dhe këtë gjë nuk e kanë fshehur as trajneri Xavi, dhe presidenti i klubit, Joan Laporta.

Tani, Xavi e ka përsëritur se gjithçka është në dorën e Messit dhe presidentit Laporta.

“Messi e ka tiganin në dorën e tij, është në dorën e tij. Situata është në dorën e Laportas dhe Jorge Messit, mbetet të shihet se si do të përfundojë”, tha Xavi.

Back to top button