Xhabir Hamiti ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Xhabir Hamiti është emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës atje.
“Ambasadori i Republikës së Kosovës, Xhabir Hamiti, i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale te Ndihmës Nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Me këtë rast, Almehrezi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrave të tij dhe në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet EBA-së dhe Kosovës.
Hamiti falenderoi Almehrezi për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që përfaqëson vendin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç ka thënë ai Kosova gëzon një pozicion prestigjioz rajonal dhe ndërkombëtar falë politikës vizionare të Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politikë./21Media

Back to top button