Tolga feston ditëlindjen, surprizohet nga Almeda

Sot, aktori turk, Tolgahan Sayisman feston ditëlindjen e 40-të.
Modelja, Almeda Abazi përmes postimeve në rrjetet sociale ka treguar edhe surprizën që ia ka bërë bashkëshortit të saj.
Fillimisht, Almeda e ka uruar Tolgën përmes një video teksa i thotë ”urime ditëlindjen i dashur”.
Pastaj, modelja publikon edhe një video të Tolgës teksa i shkruan se i shkon shumë mosha 40 vjeçare.
Dhe sigurisht që nuk ka ditëlindje pa një tortë, prandaj Almeda kishte vendosur që tortja të ketë formën katrore dhe ishte e rrethuar me biskota.

Almeda Abazi-Sayisman jeton tashmë prej vitesh në Turqi. Ajo është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayışman me të cilin kanë dy fëmijë, një djalë, Efehan dhe një vajzë, Alina./21Media

Back to top button