Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi

Ministrja për Evropën e Punët e Jashtme të Shqipqrisë, Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi.
“Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim. Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e gjenocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button