Xhaçka: Njohja e Kosovës nga Serbia, domosdoshmëri për mbarë rajonin

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia që duhet të vijë nga një marrëveshje e detyrueshme, është domosdoshmëri për mbarë rajonin e Ballkanit, kështu ka thënë Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Xhaçka në Prishtinë u prit nga homologia e saj, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Eshtë mbështetja ndaj dialogut dhe arritja e marrëveshjes së detyrueshme që sjell njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është domosdoshmëri për mbarë rajonin tonë. Dua ta përgëzoj Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e para disa ditëve, që ndihmon jo vetëm në qetësim të situatës, por edhe në nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Shqipëria e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovës në çdo hap të këtij procesi, sepse ky është interes kombëtar. I mirëpresim synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane”, ka thënë Xhaçka.
Në anën tjetër, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se në takim me Xhaçkën biseduan për shumë sfida që prekin të dyja shtetet, ndërsa e “falënderoi përzemërsisht” për vizitën e saj në Prishtinë./21Media
Back to top button