Xhaferi: Pushteti dhe opozita u dakorduan për zhbllokimin e seancës së 123-të
Sipas Xahferit, roli i tij ka qenë që e ka vazhduar seancën deri pas mesnate deri në votimin e pikës së parë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi theksoi se shumica në pushtet dhe opozitarja VMRO-DPMNE kanë arritur marrëveshje që të miratohen të gjitha propozimet ligjore nga seanca e 123 kuvendore, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin prej 1 janarit, raporton TV21.
Kreu i Kuvendit, Xhaferi nuk e saktësoi se si pushteti dhe opozita janë dakorduar për votimin e këtyre Ligjeve.
Por, kryeparlamentari Xhaferi shtoi se roli i tij ka qenë ajo që e ka vazhduar seancën deri pas mesnate deri në votimin e pikës së parë, raporton TV21./21Media