Xhaferi takohet me Zelenskyn në Kiev

Në ditën e 63-të të Luftës në Ukrainë, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi po viziton kryeqytetin ukrainas, Kiev. E bashkë me kryeparlamentarin është edhe ekipi i TV21 i cili po përcjell nga afër situatën.
Xhaferi, ka njoftuar se është takuar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi u ka shprehur ngushëllime ukrainasve që kanë humbur të dashurit e tyre në luftën e nisur nga Rusia, më 24 shkurt.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shkruar Xhaferi në Facebook./21Media
Back to top button