Xhaka e zbulon pse u largua nga Arsenali

Granit Xhaka e ka zbuluar arsyen që qëndron prapa vendimit të tij për tu larguar nga Arsenali, para se të lavdëronte ish-trajnerin e tij, Mikel Arteta.

Xhaka kishte një zënkë serioze me tifozët gjatë aventurës së tij te Arsenali, por ai e harroi atë, dhe u bë ndër lojtarët kyç të Artetas sezonin e kaluar.

Duke folur për “Marcan”, Xhaka zbuloi vendimin e vështirë për tu larguar nga Arsenali, por e pranoi se ai ishte në kërkim të një kapitulli të ri.

“Kalova shtatë vite magjepsëse te Arsenali, nuk dëshirova të luaj kundër tyre. Nuk ishte e lehtë për mua që të largohem ose për klubin që të më lejojë të largohem. Ndjeva dashuri dhe respekt nga Edu dhe Arteta, por dëshiroja që të kem një eksperiencë të re te Bayer Leverkuseni”, tha Xhaka.

Arsenali bëri një lëvizje të shpejtë për ta zëvendësuar Xhakën, duke siguruar shërbimet e Declan Rice nga West Hami për një shumë afro 122 milionë eurosh.

Back to top button