Xhaka pas eliminimit nga Argjentina: Ne bëmë histori

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas humbjes 3-1 ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke i dhënë fund rrugëtimit të ekipit të tij në turne.
Përmes një postimi në Instagram, Xhaka ka shprehur krenarinë për paraqitjen e Zvicrës, duke theksuar se skuadra luftoi deri në fund dhe la gjithçka në fushë.
“Nuk ishte e shkruar të ishte. Ne dhamë gjithçka, luftuam deri në fund dhe i lamë zemrat tona në fushë. Ky rrugëtim përfundon këtu, por askush nuk mund të na e marrë atë që arritëm së bashku. Ne bëmë histori. Faleminderit të gjithëve që besuan tek ne dhe që qëndruan pranë nesh”, shkroi Xhaka.
Mesfushori shqiptar me origjinë nga Kosova ishte një nga liderët kryesorë të Zvicrës gjatë këtij Botërori, ndërsa pas eliminimit mori mbështetje të madhe nga tifozët dhe komuniteti i futbollit.
Argjentina siguroi kualifikimin pas fitores 3-1, ndërsa Zvicra u largua nga turneu me paraqitje të vlerësuar dhe me krenarinë për një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e saj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?