“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Rama publikon videon e parashutistëve me dy flamujt
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook ka postuar një video, ku shihen dy parashutistë me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar.
,Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit.
Në këtë ceremoni Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq krah personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.