Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Thaçi: Ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Xhamajka është shtet ishullor në detin e Karaibeve, ishulli i tretë më i madh i Antileve të Mëdha. Sipërfaqja e këtij shteti është 10.990 kilometra katrorë, ka 2.680.029 banorë, ndërsa kryeqytet është Kingston me rreth 650.000 banorë, i cili është edhe porti më i madh detar./21Media

Back to top button