Kurti e Osmani priten me protesta në Mitrovicë

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Trepça”.-Kryeministri Kurti u premton se do t’i marr parasysh kërkesat.- U shënua 31-vjetori i grevës së Minatorëve të Trepçës

Kryeministri Albin Kurti, paralajmëroi shkarkime të reja në borde të ndërmarrjeve publike, duke nënvizuar se nuk do të ketë më punësime në baza familjare. Këtë paralajmërim e bëri në komunikim me protestuesit kundër punësimit të padrejtë në Trepçë, ku mori pjesë bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, në shënimin e 31 vjetorit të grevës së madhe të minatorëve të Trepçës.(Teksti- Kujtesa Bajrami- FANA, kamedra- Gyner MUJA)./21Media

Back to top button