Xhamitë cak i hajnave

Vidhen paratë e xhamive

Në mëngjesin e së dielës në polici është raportuar për një vjedhje në xhaminë e fshatit Babimofc në Obiliq.

Policia ka njoftuar se disa persona të panjohur në një xhami kishin vjedhur kasafortën prej druri brenda së cilës kishte para në shumën totale prej 100 euro.

Raste të tilla kohët e fundit janë raportuar edhe në Istog e Prizren. Të shtunën më 2 shkurt në Istog është raportuar se rreth orës 20:30 është thyer dera e një xhamie dhe janë vjedhur një shumë e parave. Ndërsa, më 29 janar në Prizren është kryer edhe një vjedhje tjetër po ashtu në një xhami./21Media

Back to top button