Haradinaj e Tahiri diskutojnë për ngecjet e punimeve në fshatin Tërn

Diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, e me theks të veçantë për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn të Ferizajt. Kështu ka bërë të ditur Haradinaj në Facebook, teksa ka thënë janë dakorduar edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, që ky projekt të përfundojë në afat optimal.

Ndryshe, gjatë ditës Haradinaj ka pritur në takim edhe kreun e shtetit, Hashim Thaçi, pak para udhëtimit të Thaçit drejt Amerikës./21Media

Back to top button