Xhaxhai vrau aksidentalisht nipin 10 vjeçar

Një 10 vjeçar ka vdekur pasi u qëllua për vdekje me armë gjahu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Mediat atje raportojnë se nga informacionet e fundit, të ndjerin e qëlloi xhaxhai i ti, 68 vjeç.
Sipas Policisë, ai qëlloi 10 vjeçarin gjersa ishte duke e pastruar çiften. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë 68 vjeçari.
“Rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J. 10 vjeç Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button