Xheferi: Pas qeverisë teknike zgjedhjet nuk mund të shtyhen

VMRO dhe LSDM nuk do ta bllokojnë Kuvendin

Në brifingun e fundit me gazetarë, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bëri me dije se pushteti dhe opozita janë marrë vesh ta zhbllokojnë seancën e 123 dhe sjelljen e ligjeve që duhet të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, raporton TV21.

Lidhur me atë se si është arritur kjo marrëveshje, Xhaferi tha për këtë çështje t’i pyesim liderët e partive më të mëdha politike. Parlamenti po pret të zgjidhet Qeveria teknike, e cila sipas marrëveshjes duhet të formohet më 3 janar, sepse në të kundërtën deputetët do të vazhdojnë me punën e tyre normale.

Xhaferi shton se nëse Qeveria teknike zgjidhjet, atëherë zgjedhjet nuk mund të shtyhen, as teorikisht, e as ligjërisht./21Media

Back to top button