Xhensila dhe Lumi B bashkë në projektin e ri

 
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj dhe reperi kosovar, Lumi B do të lansojnë këngë së bashku.
Artistët së shpejti ta publikojnë projektin “Prit pak.
Kështu kanë bërë të ditur sot artistët përmes postimeve në instagram, ku kanë publikuar edhe fotografi, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, ”Panorama” është projekti i fundit muzikor që Xhensila Myrtezaj e ka publikuar në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Projekti është publikuar në korrik të vitit 2020 dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 61 milionë e 800 mijë klikime.
Ndërsa, projekti i fundit i Lumi B është “Pate” në bashkëpunim me Yll Limanin. Projekti është publikuar në gusht të vitit të kaluar dhe deri tani në Youtube ka marrë mbi 9 milionë e 800 mijë shikime në Youtube./21Media

Back to top button