Xhensila e uron Besin për ditëlindje: Pa ty jam e verbër

Në familjen e këngëtares, Xhensila Myrtezaj sot ka festë. Bahkëshorti i saj Bes Kallaku feston ditëlindjen e 36-të.
Sigurisht që urimet nga miqtë dhe familjarët nuk kanë munguar mirëpo një urim të veçantë Besi e ka marrë nga Xhensila e cila i uron këtij të fundit edhe 100 vite pasi që pa të është e verbër.

Kujtojmë që, Besi dhe Xhensila janë martuar në një dasmë përrallore dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Ajka.
Përsa i përket jetës profesionale, projekti i fundit nga artistja është ”Mekati”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me reperët Majk dhe Geasy më 20 tetor./21Media

Back to top button