Kaloni te përmbajtja kryesore

Xhiroja e parë e Superligës së Shqipërisë kompletohet sot

Kampionati elitar i futbollit shqiptar i njohur si Superliga do ta përmbyllë sot xhiron e parë me dy ndeshje që do të startojnë nga ora 13:45.
Egnatia e pret Kukësin në stadiumin ”Arena Egnatia” në Rrogozhinë, kurse në po të njëjtën kohë ballafaqohen edhe Kastrioti me Dinamo Tiranën në ”Kamza Stadium” në Tiranë.
Në ndeshjet e para të zhvilluara të shtunën, tri skuadrat pretendente për titull si Vllaznia, Tirana dhe Teuta arkëtuan nga tri pikë dhe rrjedhimisht edhe janë në krye të renditjes tabelare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button