Xhudistët e Kosovës pjesë e Kampit Olimpik në Hungari

Federata Evropiane e Xhudos ka organizuar Kampin Olimpik në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Xhudos.

300 xhudistë nga 38 shtete të katër kontinenteve të botës janë pjesëmarrës në këtë kamp, përfshi këtu edhe ekipin kosovar.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës ishin Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Anes Veseli, Rios Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi dhe Debora Gjakova, nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe asistent trajnerit, Fatos Kabaku.

Ky kamp ka për qëllim përgatitjen për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga datat 7 deri më 12 maj në Katar, dhe garave kualifikuese drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

Back to top button