Xhudistët elitarë së shpejti në ushtrinë e vendit

 

Ekipi kosovar i xhudos së fundmi mori pjesë në “European Open” në Zagreb të Kroacisë ku Laura Fazliu u stolis me medaljen e brozntë.

Atje, ekipin kosovar të xhudos e vizitoi Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Armend Mehaj.

Me këtë rast trajneri i xhudos, Driton Kuka ka paralajmëruar një kalim të xhudistëve elitarë të Kosovës në forcat elitare të Republikës së Kosovës.

“Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë, në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër! Kosova mbi të gjitha …”,ka shkruar Kuka në Facebook ku ka publikuar një fotografi me Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj./21Media 

Back to top button