Milani rikthehet te fitorja, merr vendin e dytë

 

Skuadra e Milanit ka korrur një sukses shumë të rëndësishme në Serie-A duke fituar ndaj Beneventos me rezultat 2-0 në javën e 34 të Serie-A.

Të përzgjedhurit e Stefano Piolit të cilët kësaj radhe e kishin edhe ndihmën e suedezit Zlatan Ibrahimovic morën tre pikë të reja duke iu falënderuar golave të realizuara nga Calhanoglu dhe Theo Hernandez.

Kjo fitore ishte shumë e nevojshme për “Rossonerët” në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ata tani janë në vendin e dytë me 69 pikë.

Back to top button