Xhudo do të jetë brend i shtetit të Kosovës

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë të ditur se është takuar me Ministrin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit Hajrulla Çeku si dhe me presidentit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin e po ashtu edhe me kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Trajeneri përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se takimi tyre është mbajtur në Pejë, përkatësisht në vendlindjen e 3 kampioneve Olimpike.
”Xhudo si brend i shtetit tonë të ri do filloj të jetësohet së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera Kuka./21Media

Back to top button