Rama dorëzon 153 banesa, kunj për PD: Shtëpitë nuk ua merr njeri, vetëm ju ndërrojnë bravën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dorëzuar 153 banesa në Kavajë për të gjithë ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Rama ka thënë se mund të kishin qenë edhe më të shpejtë me rindërtimin nëse nuk do kishte hyrë në mes pandemia.
“Ky është një program rindërtimi i pangjashëm me programet e rindërtimit të bëra pas tërmeteve në vende të tjera sepse është i pari program pa asnjë lek vënë në dispozicion nga familjet e prekura. Është një kontribut i buxhetit të shteti dhe solidariteti të partnerëve tanë”, ka thënë Rama.
“Nga momenti kur ju hyni në shtëpi, jeni pronarë të këtyre shtëpive dhe duke qenë se këtu jemi në një zonë me përmbajtje demokratike në aspektin politik, maksimumi që mund t’ju ndodhë në të ardhmen është që mund t’ju ndërrojnë bravën, po ngjyrën e bravës se çelësin nuk ja u marrin dot”, ka shtuar ai.
Rama ka theksuar se askush nuk vjen dot të pretendojë asgjë, pasi shtëpitë janë të qytetarëve dhe ata janë pronarë të ligjshëm të tyre./oranews

Back to top button