Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”

Yll Limani prezanton albumin e tij të ri, “Thirrëm Sot ose Nëser”, një projekt i plotë me 16 këngë që përzien zhanret pop-rock dhe baladat klasike, duke reflektuar stilin unik dhe emocionin karakteristik të artistit.
Çdo këngë e albumit shoqërohet me një visualizer, të gjitha të realizuara në Barcelonë, Spanjë nën ekzekutimin e label-it Three60 Music, duke krijuar një standard të lartë vizual dhe një eksperiencë unike për fansat.
“Thirrëm Sot ose Nesër” tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat digjitale, duke konsoliduar Yll Limanin si një nga artistët më të rëndësishëm të skenës muzikore rajonale.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?