Yll Limani shënon suksesin e radhës me “Lshoja Zanin”

Artisti shqiptar, Yll Limani më 5 dhjetor ka publikuar albumin e tij “Lshoja zanin”.
Kështu, Ylli ka bërë të ditur se në vetëm 24 orë, albumi “Lshoja Zanin” ka prekur shifrën e një milion shikimeve në Youtube.
“Lshoja Zanin” mbi një milion shikime në Youtube në 24 orët e para”, ka shkruar Ylli në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loudcom Media (@loudcommedia)


“Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë”, “Çka nëse”, janë këngët pjesë e albumit, ndërkaq të gjitha u mirëpriten nga audienca.
Menjëherë nga lansimi i këtij projekti, nuk mungoi mbështetja ndaj artistit nga përkrahësit e kolegët e tij.
Sipas Yllit, ky projekt ishte nisur shumë vjet më parë, e që falë njerëzve me të cilët ai bashkëpunon i erdhi dita që të finalizohej.
Ylli numëron shumë këngë hite, që pavarësisht sa kohë kalon nga lansimi, ato të dëgjohen me ëndje nga ata që pëlqejnë atë që krijon artisti./21Media

Back to top button