Ylli anglez mund t’i thotë lamtumirë Anglisë për një tjetër kombëtare

Callum Hudson-Odoi mund t’i thotë lamtumirë Anglisë për t’u transferuar në një ekip tjetër.
Lojtari i Chelsea së shpejti mund të vendosë t’i bashkohet Ganës.
Nëse skuadra nga vendi afrikan do të arrinte të fitojë të drejtën e kalimit për në Katar 2022, 21 vjeçari mund t’i thoshte vërtet lamtumirë Chelseas.
Callum ka përfaqësuar Anglinë në nivele të ndryshme të të rinjve, nga U-16 e lart.
Në moshën 18 vjeçare ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje kompetitive për kombëtaren e Anglisë.
Hudson-Odoi, megjithatë, nuk është thirrur nga Gareth Southgate që nga nëntori 2019 dhe refuzoi një thirrje në skuadrën U-21 vitin e kaluar./21Media

Back to top button