Ylli anglez që Reali e sheh si alternativë nëse dështon transferimi i Bellingham
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, ka filluar të mendojë për të ardhmen, duke përforcuar skuadrën me disa transferime të tinejxherëve që po konsiderohen ndër më të mirët për grupmoshat e tyre në Evropë.
Së fundmi, “Galaktikët” transferuan yllin francez Aurelien Tchouameni nga skuadra e Monacos për një shifër marramendëse prej 100 milionë eurosh, për të rritur forcat në mesfushë për sezonin e ardhshëm 2022/23.
Tani, po qarkullojnë spekulime se Reali është duke e konsideruar edhe transferimin e yllit të Dortmundit, Jude Bellingham, por që për këtë të fundit përballë në garë për nënshkrimin e tij e ka Liverpoolin.
Liverpooli besohet se e dëshiron me çdo kusht yllin anglez në “Anfield Road”, ku e sheh atë si zëvendësim ideal të kapitenit, Jordan Henderson.
Reali thuhet se është i vetëdijshëm për interesimin e Liverpoolit në Bellingham, kështu tani ka bërë gati edhe “Planin B” nëse dështon kjo pistë.
Kampioni evropian spekulohet se po konsideron transferimin e Declan Rice, nëse Bellingham vendos që t’i bashkohet Liverpoolit.